BE i dërgon letër Kurtit, thotë se zyrtarët e saj s’shkojnë më për takime në Qeveri

Prishtinë | 28 Gus 2025 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nga shefat e Misioneve të BE-së i ka shkuar një letër, ku në të flitet për pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është qortuar ashpër mbi zhvillimet e ngërçeve aktuale institucionale.

”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, theksohet ndër tjera në letrën e dërguar Kurtit.

Të ngjashme