Pse ndodhin kaq shumë tërmete shkatërruese në Afganistan?

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Afganistani është shumë i prirur ndaj tërmeteve sepse ndodhet në majë të një numri vijash të çarjes ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike.

Në vitin 2023, më shumë se 1400 njerëz vdiqën pas një serie tërmetesh me magnitudë 6.3 që goditën Afganistanin perëndimor, pranë qytetit të Heratit.

Një vit më parë, një tërmet me magnitudë 5.9 goditi Afganistanin lindor, duke vrarë të paktën 1,000 njerëz dhe duke plagosur 3,000 të tjerë.

Ndërsa ai tërmet kishte qenë me magnitudë mesatare, ai ishte kaq shkatërrues sepse ishte i cekët – duke ndodhur vetëm 10 kilometra nën sipërfaqen e tokës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Thellësia e tërmetit të dielën ishte edhe më e cekët, në 8 kilometra. Qindra njerëz dyshohet se janë të vdekur ose të plagosur.

Ata që jetojnë në fshatra të largëta janë veçanërisht të prekshëm sepse shtëpitë atje, të ndërtuara me dru, tulla balte ose beton të dobët, kanë tendencë të mos jenë rezistente ndaj tërmeteve, transmeton Klankosova.tv.

Shumë dëme nga tërmetet në malet e Afganistanit vijnë edhe nga rrëshqitjet e dheut që ato shkaktojnë, të cilat ua vështirësojnë ekipeve të shpëtimit arritjen e viktimave.

Të ngjashme