Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur sot se Brigada e Zjarrfikësve të Kryeqytetit është pajisur me mjete dhe pajisje të reja moderne, në kuadër të një plani të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë së zjarrfikësve dhe qytetarëve.
“Vetëm brenda dy viteve të fundit, kemi investuar mbi NJË MILION euro në Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës. Këto investime janë bërë me qëllimin e vetëm që t’u sigurojmë kushte më të mira pune heronjve tanë të përditshëm, dhe një nivel më të lartë të reagimit dhe mbrojtjes për qytetarët tanë,” deklaroi Rama.