Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem, dhe pasojat e sulmit të Izraelit në Katar pritet të jenë në krye të agjendës.
Sulmi i javës së kaluar, i cili shënjestroi udhëheqës të lartë të Hamasit në territorin e aleatit të ngushtë të ShBA-së, shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe u kritikua nga presidenti Donald Trump, shkruan BBC.
“Padyshim që nuk jemi të kënaqur me këtë. Presidenti nuk ishte i kënaqur me këtë. Tani duhet të ecim përpara dhe të kuptojmë se çfarë do të vijë më pas”, ishte shprehur Rubio.
Takimi vjen ndërsa udhëheqësit arabë mbajnë një samit në një shfaqje mbështetjeje për Katarin. Kryeministri i tij i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndalojë së aplikuari “standarde të dyfishta” dhe të ndëshkojë Izraelin.