Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar planin e “Ishullit Urban”. Rama ka shpalosur zgjidhjen për ndarjen e Arbërisë përmes hekurudhës.
“Përtej distancës..💙 Arbëria është e ndarë fizikisht me qytetin përmes hekurudhës. Ishulli Urban do të jetë lidhja infrastrukturore e cila e rrit mobilitetin e qytetarëve”, ka shkruar Rama.
Në këtë zonë parashihet më shumë gjelbërim, më shumë ajër të pastër, më shumë hije nën drunj, më shumë hapësirë për ecje nëpër gjelbërim, hapësira për biçikleta, një vend ku fëmijët luajnë të lirë, një hapësirë që bashkon lagjet e jo që i ndan, e edhe më pak beton e më ma shumë frymëzim.