Kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Ilir Ferati, ka vazhduar vizitat në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai, së bashku me kryetarin Lumir Abdixhiku, është mirëpritur në odën e Asllan Sejdaj “me ngrohtësi të jashtëzakonshme, ashtu siç dinë vetëm istogasit”.
“Banorët e Kaliqanit na rikujtuan se kanë ruajtur qëndrimin stoik ndër dekada, duke e mbajtur Istogun bastion të pathyeshëm të LDK-së”, ka shkruar ai.