Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votimet që kanë nisur sot, më 17 shtator 2025.
Ai u është drejtuar mërgimtarëve junikas duke theksuar se me përkrahjen e tyre, fitorja këtë herë pritet të arrihet pa balotazh.
“Të dashur mërgimtarë junikas, Nga sot më 17 shtator 2025 është hapur votimi për zgjedhjet lokale të këtij viti. Me përkrahjen tuaj, këtë herë do të fitojmë pa balotazh. Ju jeni fuqia e vërtetë e Junikut tonë. Prandaj ju lutem të gjithëve që jeni regjistruar si votues, të votoni dhe të vendosni për fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme. Vota juaj do të jetë vendimtare në këto zgjedhje”, ka shkruar Shehu.