Pyetjet e gjyqtarit zviceran i njohur për orientim të dëshmitarëve, Thaçi me buzëqeshje ironike

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtari zviceran, Genel Metro, mori në pyetje sot dëshmitarin Paul Williams.

Për këtë gjyqtar, Nacionale kishte raportuar në disa raste, se bënte pyetje sygjestive me qëllim të orientimit të dëshmitarëve.

Metro synonte ta merrte një përgjigje nëse takimi i Hashim Thaçit me Adem Demaçit ishte realizuar apo jo. Madje, i tha dëshmitarit të mos e merrte si kiritkë personale insistimin e tij.

Me këtë, Thaçi pati një buzëqeshje ironike.

“A keni qenë ndonjëherë në gjendje të konfirmoni informacioni që keni marrë nga burime të tjera, mos e merrni si kritikë personale. A keni marrë informacione se Thaçi është takuar me komandantë të zonave?”, pyeti gjyqtari.

“Jo. Nuk e marrë si kritikë aspak, sepse marrëdhënia ime me shqiptarët e Kosovës ishte që unë të kisha njohuri sa më nevojitej. Kjo ishte jo e thënë, por nënkuptuar. Unë jam takuar me Dino Hasanin dhe ai ka thënë që këto janë shokët e mi, por nuk kam marrë kartvizitë të tyre. Si ish-zyrtar i DASH, gjithkush mendonte se isha person i CIA-s”, u përgjigj Williams.

Të ngjashme