Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit V.G., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore, për shkak të dyshimit të bazuar për përfshirje në veprën penale të blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Sipas gjykatës, më 16 shtator 2025, V.G. është ndaluar nga hetuesit e DHTN-së, të cilët gjatë kontrollit trupor kanë gjetur 3.28 gram kokainë. Në bastisjen që pasoi në banesën e tij janë sekuestruar edhe 34 doza të tjera me kokainë (14.05 gram) dhe një peshore digjitale.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Habib Zeqiri, dhe ankesat ndaj këtij aktvendimi nuk e shtyjnë ekzekutimin e tij.