Osmani-LDK: Më shumë mbështetje për çerdhet dhe kopshtet, krijim i hapësirave të reja publike

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, vazhdoi fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit.

Postimi i plotë:

Sot vizituam dy çerdhe private në qytet me kapacitet rreth 350 fëmijësh. U vlerësua lartë puna profesionale e edukatoreve dhe menaxhmentit, që po krijojnë një ambient të sigurt e të dashur për më të vegjlit.
Këto kushte moderne na rikujtojnë rëndësinë e investimit në edukimin parashkollor. Prandaj, angazhimi ynë do të jetë rritja e mbështetjes për çerdhet dhe kopshtet, krijimi i hapësirave të reja publike dhe sigurimi i kushteve më të mira për edukatoret dhe stafin.
Fushë Kosova PËRTEJ!

Të ngjashme