Qeveria në vlugun e fushatës zgjedhore investon katër milionë euro për shtratin e lumit Llap

Prishtinë | 20 Sht 2025 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Podujevës dhe kandidati i Vetëvendosjes edhe për një mandat në këtë post në zgjedhjet e 12 tetorit, Shpejtim Bulliqi, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do të financojë me katër milionë euro ndërtimin dhe meremetimin e shtratit të lumit Llap dhe të lumenjve tjerë në Podujevë.
Ky investim vjen në vlugun e fushatës zgjedhore, duke shkaktuar valë reagimesh të rivalëve politikë.

Postimi i plotë:
4 milionë euro është vlera e memorandumit që bashkë me ministrin e Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, po e bëjmë realitet ndërtimin dhe meremetimin e shtratit të lumit Llap dhe lumenjve tjerë në Podujevë.
Ky investim i madh nënkupton siguri shtesë për jetën e qytetarëve tanë, të shtëpive dhe të pronave, si hap i fuqishëm për mbrojtje nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera.
Bashkë me Qeverinë e Kosovsë për punë të mira në Podujevë!

Të ngjashme