“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin

Prishtinë | 20 Sht 2025 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shkëlzen Maliqi ia ka rikujtuar kryeministrit në detyrë, Abin Kurti, një thënie që dikur lideri i VV-së e kishte shumë për qejfi.

Ai ka bërë me dije se Kurti tani duhet ta respektojë këtë qëndrim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se Kurti duhet ta ndajë pushtetin ose duhet të largohet.

“O Albin, vetë pate thënë, “Kosova është më e madhe se kryeministri”, ndaje pushtetin ose lësho postin, kaq e thjeshtë!”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme