Tahiri: Sot nën sanksione të ShBA-së dhe BE-së janë vetëm Kosova, Rusia dhe Bjellorusia

Prishtinë | 20 Sht 2025 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka treguar se në Evropë sot vetëm tri shtete janë në sanksione të ShBA-së dhe BE-së.

Ai ka bërë me dije se në kuadër të këtyre shteteve hyn Kosova, Rusia dhe Bjellorusia.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se një gjë e tillë ka ndodhur vetëm për fajin e Kurtit.

“Të nderuar qytetarë, Në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA: 🇽🇰 Kosova e qeverisur nga Kurti; 🇷🇺 Rusia e qeverisur nga Putini; 🇧🇾 Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko.
Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj. Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia

600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve. * SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti”, ka shkruar ai.

Të ngjashme