Bajrami i përgjigjet Muratit: Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i lartë se në gusht 2024

Prishtinë | 20 Sht 2025 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili më herët publikoi të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe u shpreh se ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet e po demantohet pretendimet opozitare.

Por në një status në Facebook, Bajrami ka bërë thirrje që të pyetet Murati se sa ishte inflacioni më i lartë në gusht të këtij vitit krahasuar me vitin e kaluar.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme