Në 27-vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori Abedin Ferizi

Prishtinë | 20 Sht 2025 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Sot në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit të UÇK-së, Abedin Ferizi nga Pasoma, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorit, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varrit të tij në fshatin Pasomë.

Dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Abedin Ferizi, ishte pjesë e Brigadës 141 në Zonën Operative të Shalës.

“Dëshmori Abedin Ferizi, pjesëtar i ZOSH, Brigada 141, do të kujtohet gjithmonë për sakrificën dhe atdhedashurinë e tij të pashoq për lirinë e vendit tonë. Lavdi dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Idrizi.

Të ngjashme