Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Ilir Ferati, së bashku me banorët e lagjes Mulaj në Orroberdë, kanë vendosur gurthemelin e Shtëpisë së Kulturës.
Ky projekt përfaqëson angazhimin e përbashkët për zhvillim kulturor dhe komunitar, duke dëshmuar përkushtimin për planifikim dhe realizim të përbashkët në shërbim të qytetarëve.

