Çeku: Lajmi për dhunë në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës, shumë shqetësues

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, shprehu shqetësim në lidhje me sulmin ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunalët Prishtinës, Fehmi Kupina.

Postimi i plotë:

Lajmi për dhunë në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës është shumë shqetësues.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot sulmoi njeriun që udhëheqë me Kuvendin Komunal, z. Fehmi Kupina. Përveç që e papranueshme, kjo sjellje shkon kundrejt parimeve politike ku dallimet në pikëpamje janë vlerë e shtuar.
Bëjmë thirrje për organet kompetente që të marrin masa dhe të ndëshkohen dhunuesit.

Të ngjashme