Arrestohen një i kërkuar dhe i dënuar me mbi një vit burgim efektiv në Prizren

Prishtinë | 25 Sht 2025 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një 54-vjeçar nga Prizreni i cili ishte në kërkim. Sh.D ishte i dënuar me një vit e 20 ditë burgim efektivë.

“Me datën 24.09.2025, Policët e ë Stacionit Policor Prizren në kuadër të Task Forcës dhe Planit  operative “Realizimi i Urdhëresave të hapure 2025” , kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë  të dyshuarin Sh. D., mashkull, 54 vjeçar  nga Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1 (një) vit e 20 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se i arrestuari  Sh.D.  fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme