Vendoset pllaka përkujtimore në Taukbahçe, Rama: Liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim

Prishtinë | 25 Sht 2025 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është vendosur pllaka përkujtimore në Taukbahçe, për nderë të shqiptarëve që u vranë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në një postim në Facebook, Rama tha se Kosova është plagë dhe dinjitet.

“Kujtesa e të rënëve është amaneti ynë i përjetshëm. Në Taukbahçe, aty ku mijëra shqiptarë u pushkatuan pas Luftës së Dytë Botërore, vendosëm pllakën përkujtimore. Ky vend është plagë, por edhe dinjitet – një kujtesë që na mëson se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim”, ka shkruar ai.

Të ngjashme