Një i arrestuar për dhunë në familje në Mitrovicë, sekuestrohet arsenal armësh

Prishtinë | 25 Sht 2025 | 22:19 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të enjten në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara të Policisë lidhur me rastin e dhunës në familje dhe bazuar në dyshimet për posedim të paligjshëm të armëve.

Policia me këtë rast ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit thuhet se është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve” dhe “Dhunë në familje”.

Të ngjashme