Vdes ish-polici i Kosovës që ishte rrëmbyer nga forcat serbe

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë ish-zyrtari policor nga Mitrovica, Shemsi Mustafa, i cili në të kaluarën ishte arrestuar nga forcat serbe në kufi.

Familjarët, kolegët dhe miqtë e tij e kanë përshkruar Mustafën si një njeri të zemrës, baba e gjysh të përkushtuar, dhe një koleg e shok të çmuar, shkruan Jepi zë.

I ndjeri do të kujtohet si një profesionist që një pjesë të madhe të jetës ia kushtoi sigurisë së qytetarëve, duke shërbyer me përkushtim e pa dallim.

Ai njihej për profesionalizmin dhe angazhimin e tij të lartë në kryerjen e detyrave policore, me theks të veçantë në shërbimin në veriun e vendit.

Kujtojmë që policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shemsi Mustafa, ishin kidnapuar nga Serbia më 14 qershor 2023.




Të ngjashme