Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dërgohen në sallën e gjyqit

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 09:23 | Nga Gzim Mujaj

Tre te akuzuarit Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, kanë dalur sërish para gjykatës të hënën për seancën e radhës ndaj tyre, raporton Ekonomoa Online.

Në këtë seancë pritet të dëgjohet raporti i autopsisë nga mjeku ligjor Naim Uka.

Ndryshe seanca e fundit u fokusua në dëgjimin e ekspertit të psikiatrisë, i cili kishte kryer ekzaminimin psikiatrik ndaj të akuzuarit Naim Murseli.

Eksperti kishte deklaruar në sallën e gjyqit se nga ekzaminimi i bërë nuk janë konstatuar çrregullime të shëndetit mendor te Naim Murseli, as në formë të përhershme e as të përkohshme.

Ai tha se analizat janë kryer përmes dokumenteve të lëndës, bisedave të drejtpërdrejta me të akuzuarin, si dhe përmes vëzhgimit të sjelljes së tij gjatë ekzaminimit.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ishte inskenuar si grabitje dhe dyshohet se vrasja ishte e planifikuar, me Granit Plavën si ekzekutues dhe Naim Murselin si organizator.

Të ngjashme