Salihu për arrestimin e Fatmir Shehollit: Mos i quani spiuna, por monstruma

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

“Mos i quani shpiuna, por monstruma”, kështu ka reaguar Bekim Salihu nga GAP për arrestimin e Fatmir Shehollit nën dyshimin për spiunazh.

“Mos i quani shpiuna, por monstruma. Personat e arrestuar deri tani në Kosovë si spiunë të Serbisë, sipas të dhënave të paraqitura për opinion, duket se kanë pasur një rol shumë më të rënd se sa vetëm spiunazhi. Spiun nënkupton informator, që jep informacione, ndërsa këta po dalin të kenë qenë ekzekutues, pra persona kyç që angazhohen për t’i mundësuar në praktikë politikat ose qëllimet e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Salihu.

Të ngjashme