Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Prishtinë | 11 Tet 2025 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Gjilan.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të premten.

“10.10.2025 – 11:00-18:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme