Sonte në Artmotion mund t’i ndiqni ndeshjet e kombëtareve nga Evropa që po kërkojnë një vend në Kupën e Botës.
Padyshim, krejt sytë janë te loja Serbi-Shqipëri, ku Shqiponjat kanë “fluturuar” drejt Leskovcit për tri pikë pasi nuk mundën t’i mbajnë aq në ndeshjen e parë në atdhe.
Ndeshja në fjalë emetohet edhe në Klan Kosova, edhe në kanalin Sport 1 të platformës më të madhe në vend, Artmotion.
Ndërkaq, në Sport 2 mund ta ndiqni Portugalinë me në krye Cristiano Ronaldon që presin në shtëpi Irlandën.