Kuçi i “Octopus”: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës, po i keqpërdor serbët

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Hulumtuesi nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuq Kuçi ka reaguar në lidhje me organizimin e Listës Serbe për të votuar në veri. Ai ka thënë se kjo po metodë e tyre po dëmton procesin zgjedhor, e ku u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë për vigjilencë.

“Serbia po ndërhyn në kohë reale në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë, duke shkelur hapur rendin kushtetues dhe ligjet zgjedhore të Republikës së Kosovës. Serbët janë mobilizuar në grupe të organizuara për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Që në fillim të votimit janë parë kolona të automjeteve dhe grumbullime masive në veri, që dëshmojnë për votim të organizuar dhe të dirigjuar politikisht nga Beogradi. Serbia, gjatë gjithë fushatës, ka përkrahur publikisht Listën Serbe, duke stigmatizuar si tradhtarë ata serbë që nuk e votojnë, dhe ka përdorur kërcënime, shantazhe dhe presione të drejtpërdrejta për të detyruar pjesëmarrjen”, ka shkruar Kuçi.

Ai ka përmendur edhe raportimet për blerje votash përmes skemave sociale.

“Në terren, janë raportuar blerje votash përmes skemave sociale, shpërndarjes së dhuratave, vendeve të punës dhe madje edhe banesave – metoda të njohura të kontrollit politik dhe varësisë ekonomike. Këto veprime përbëjnë shkelje të qarta të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Kodit Penal të Kosovës, të cilat ndalojnë çdo formë të votimit të organizuar, imponimit të votës së lirë, shantazhit dhe blerjes së votës”, ka shkruari ai duke shtuar edhe se “E gjithë kjo tregon se Serbia po i keqpërdor serbët në Kosovë për të mbajtur gjallë ndikimin e saj politik dhe institucional, duke e përdorur procesin demokratik si instrument për të minuar rendin kushtetues dhe për të destabilizuar vendin”.

Më tej Kuçi shkruan se “dhe më shqetësuese është se para zgjedhjeve, Serbia, përmes rrjeteve të saj në Kosovë dhe mediave pro-Vuçiç, ka shpërndarë propagandë të fabrikuar, si rasti i një videoje të inskenuar për gjoja tentim rrëmbimi të një vajze serbe nga dy shqiptarë. Videoja nuk kishte zë, lokacion apo prova, dhe ishte e regjistruar nga një person i katërt – një veprim tipik për nxitje urrejtjeje etnike dhe mobilizim politik të serbëve. Edhe dje në Serbi ka pasur një marsh protestues në “përkrahje” të serbëve në Kosovë. Këto zhvillime janë provokim i hapur ndaj sistemit kushtetues të Kosovës dhe kërkojnë vigjilencë maksimale të institucioneve të sigurisë, monitorim të vazhdueshëm të terrenit, dhe reagim të koordinuar të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare për të parandaluar çdo skenar të mundshëm destabilizues të orkestruar nga Beogradi”.

Kuçi i “Octopus”: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës, po i keqpërdor serbët

Hulumtuesi nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi ka reaguar në lidhje me organizimin e Listës Serbe për të votuar në veri. Ai ka thënë se kjo po metodë e tyre po dëmton procesin zgjedhor, e ku u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë për vigjilencë.

Të ngjashme