Një person është arrestuar në kryeqytet pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë një të mitur.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar në QKUK.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar me mjet te mprehtë viktimën e mitur mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.