Një person është arrestuar pasi që i njëjti derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka goditur një këmbësor në Gjilan.
Pos viktimës, automjeti ka goditur edhe një pemë dekorative në qytet.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke e goditur viktimën mashkull kosovar dhe një pemë dekorative në qytet. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.