Një person që ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur i vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë eshtë dërguar për obduksion.
Prizren/14.10.2025 – 16:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i raportuar i zhdukur, është gjetur në fshatin Tupec ku sipas vendit të ngjarjes dyshohet se ai ishte aksidentuar me motoqiklete dhe si pasojë ka mbetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.