50 euro për votën, arrestohet edhe një person në Graçanicë

Prishtinë | 18 Tet 2025 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Edhe një person është arrestuar në Graçanicë, pasi dyshohet për dhënie ose marrje ryshfeti për votën në ditën kur edhe u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovës.

“Lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa me 12 tetor, edhe kur u mbajtën zgjedhjet policia kishte arrestuar për të njëjtin rast një person, i cili kishte fotografuar fletëvotimin, meqenëse atij i ishin ofruar 50 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte fotografuar fletën e votimit dhe i njëjti deklaron se për këtë i janë ofruar 50 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e Policës së Kosovës me 13 tetor.

Të ngjashme