Në ditën e zgjedhjeve, përmes telefonit e pyeti nëse ka votuar, e kjo u bë shkak që një grua në Mitrovicën Veriore të intervistohet pesë ditë pas.
Policia nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se është iniciuar rast ndaj të dyshuarës.
“Është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare, e cila ka telefonuar ankuesin mashkull kosovar, duke e pyetur se a kishte votuar në ditën e zgjedhjeve. E dyshuara është identifikuar dhe është intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.