QKUK: Pacienti që mbeti i plagosur në Pejë është gjendje stabile

Prishtinë | 18 Tet 2025 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Pacienti që u transferua Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi  mbeti i plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri ditën e djeshme në Pejë, është në gjendje stabile.

Mjeku kujdestar Naser Syla, ka thënë për Klan Kosova tha  se i njëjti është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm.

Derisa, pak më parë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës njoftoi se pacienti tjetër që mbeti i plagosur të premten në Pejë poashtu është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vijim të njoftimeve lidhur me rastin e plagosjes së ndodhur dje, Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se: Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën.  Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

I dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se me armë automatike kishte shtënë në drejtim të veturës me targa vendore në të cilën kanë qenë katër persona meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. Nga i dyshuari janë konfiskuar katër armë zjarri si: dy pushkë automatike AK-47 me nga 18 dhe 15 copë fishekë, dy pistoleta njëra me 5 copë fishek dhe 75 copë fishekë tjerë  të armës automatike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Të ngjashme