Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor të cilët janë përfshirë në një aksident trafiku, derisa ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, në kuadër të procesit zgjedhorë.
Aliu i uroi shërim të shpejt të lënduarve.
“Mesditën e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu vizitoi të lënduarit e aksidentit të djeshëm në fshatin Slivovë, me ç’rast morën lëndimet të rënda anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor. Gjendja e të lënduarve po monitorohet vazhdueshëm nga ekipe të specializuara mjekësore. Urojmë për shërimin e shpejt të të lënduarve, ashtu që sa më parë t’i kthehen familjeve të tyre dhe aktiviteteve të punës”, thuhet në njoftim.