Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton se është arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Arrestimi i të dyshuarit u bë nga hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, pas pranimit të informacioneve në orët e pasdites së të dielës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prizren ka kryer veprën penale dhunë në familje.
“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim e IPK-së.