Gjatë ditës së djeshme, 11 persona janë privuar nga liria për shkak të incidenteve të lidhura me shkeljet e rregullave zgjedhore, njofton Ministria e Brendshme.
Ndër ta, disa janë ndaluar për refuzim identifikimi, grisje apo fotografim të fletëvotimeve, si dhe dy për ryshfet në Prilep.
Katër prej të ndaluarve janë liruar, ndërsa shtatë të tjerë mbeten në paraburgim për procedura të mëtejshme.
Ministria bëri të ditur se ka pranuar gjithsej 91 denoncime për parregullsi, përfshirë ryshfet, kërcënime dhe shkelje të fshehtësisë së votimit. Nga to, 34 janë hedhur poshtë, ndërsa 42 janë sqaruar.
Prokuroria njoftoi se po heton raste në Kriva Pallankë, Veles dhe Kumanovë, ku janë sekuestruar para dhe lista të dyshuara votuesish.