Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se procesi i numërimit të votave nga jashtë është “në prag të përfundimit”.
“Numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës drejt fundit”, njoftoi KQZ-ja. “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Ky proces është në prag të përfundimit”.
Nga pasditja e së premtes deri sot në orën 16:00, KQZ tha se “janë numëruar 129 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 109 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”.
Rezultatet po publikohen në web-faqen e KQZ-së.