Musliu: Lista Srpska glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq, institucionet të merren me këtë akt të nxitjes së urrejtjes

Prishtinë | 20 Tet 2025 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Agim Musliu, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se Lista Serbe ka glorifikuar kriminelin e luftës, Nebojsha Pavkoviq.

Ai publikoi postimin e “Unionit të Grave të Listës Serbe”, publikuar në rrjete sociale ku gorifikohet krimineli i dënuar nga Tribunali i Hagës.

Musliu i ka bërë thirrje institucioneve që të merren me këtë rast të nxitjes së urrejtjes.

“Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq Serbia e ka të pamundur të shkëputet nga nacionalizmi primitiv dhe figurat me të kaluar kriminale që i kontribuan kësaj ideologjie gjenocidale”, ka thënë Musliu.

“Deklarata skandaloze e ‘Unionit të Grave të Listës Serbe’ e publikuar sot ne rrjete sociale, në kujtim të kriminelit të dënuar nga Tribunali i Hagës, Nebojsha Pavkoviq i cili vdiq sot ne Beograd, është vazhdim i glorifikimit dhe lartësimit të kriminelëve të luftës. Kur një parti qe pretendon qe përfaqëson serbet e Kosovës lavdëron një gjeneral te ushtrisë serbe te dënuar për masakra, ajo ne fakt dërgon mesazhin se krimi ndaj shqiptareve duhet shpërblyer, jo dënuar. U bej thirrje institucioneve tona te merren me ketë akt te nxitjes se urrejtjes dhe glorifikimit te krimineleve te luftës nga ana e serbeve të Kosovës”, ka përfunduar postimi i tij në Facebook.

Të ngjashme