Numërohen të gjitha votat e diasporës në Prishtinë, ky është rezultati

Prishtinë | 20 Tet 2025 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën e Prishtinës, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kryeqytetit, Hajrullah Çeko, ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Çeko ka marrë 55.38% të votave të ardhura nga diaspora. Ndërkohë, kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka siguruar 26.67% të votave me postë.

Megjithatë, në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për votat brenda vendit, Rama vazhdon të mbajë epërsinë në garën për Prishtinën me 33.71% të votave, ndërsa Çeku renditet i dyti me 33.22%.

Rezultati në kryeqytet është mjaft i ngushtë, ku vetëm 514 vota e ndajnë LDK-në prej VV-së. Votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato me kusht do ta vendosin në fund rezultatin final, por tashmë dihet se këto dy parti janë në balotazh.

Të ngjashme