Opinionistja: Fundi i regjimit vrasës e të korruptuar të Vuçiqit

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Thuajse janë bërë një vit prej se Aleksandër Vuçiq po përballet me protestën e studentëve këmbëngulës, që regjimi i tij të largohet dhe të japin përgjegjësinë për vdekjen e 16 njerëzve në Novi Sad.

Opinionistja Snezana Çongradin, sikurse dhe studentët protestues, thotë se regjimi i Vuçiqit është i korruptuar dhe vrasës dhe se këtij regjimi i ka ardh fundi.

Në shkrimin e saj në Danas, ajo ka numëruar arsyet se pse ai po shkon drejtë fundit, duke theksuar se ai nuk do të gjejë shpëtim as tek mbështetësit e tij në Serbi, por as edhe të komuniteti ndërkombëtar.

“Ditët e fundit të Vuçiçit: Godit serbin për serbin. Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka mbaruar. Nuk ka më shpëtim për të. As në komunitetin ndërkombëtar, as tek mbështetësit e tij në Serbi. Kush nga njerëzit e tij do të ishte kaq i çmendur sa të qëndrojë pas politikave korruptive nga të cilat të gjithë përfituan, kjo kuptohet… Por kjo ka shkuar shumë larg. Presidenti i Serbisë është në një rënie kaq të madhe, sa që nuk di më se si mund të mbahet mbi sipërfaqe. Të kishte ndonjë autoritet, të mund të fliste për ndonjë çështje, dhe që pothuaj e gjithë kombi, si dhe komuniteti ndërkombëtar, të mos dyshonin. Ai është i dëshmuar gënjeshtar, hajdut. E gjithë Bashkimi Evropian e ka karakterizuar kështu. Para disa ditësh — me “rezolutë”. Po, nëse mendoni kështu, si është e mundur që e keni përmendur vetëm kaq në një dokument të vogël? Dhe na lanë me të. Me një vrasës të provuar korruptiv. Me atë që ushtron dhunë brutale ndaj fëmijëve. I rreh ata në bodrumet e institucioneve të Qeverisë së Serbisë, i kërcënon me vrasje, me përdhunim, u shkatërron jetët në moshë tepër të hershme. I traumatizon, që ai, me pak mbi pesëdhjetë vjeç, të vazhdojë të vjedhë për fëmijët e tij, për familjen, për ekipin e tij që e ndihmon në këtë. Dhe të përfitojë për vete”, shkruan ajo.

Ajo është shprehur se tashmë e gjithë bota e di që regjimi i Vuçiqit është korruptiv dhe vret.

“Të gjithë e dinë. Dinë se regjimi i Vuçiçit është korruptiv dhe se vret. Si në Serbi, ashtu edhe në botë. Jo vetëm në Bashkimin Evropian. A janë dokumentet që miratohen kaq të rëndësishme sa të lejojnë që një i tillë i çmendur të lirohet edhe për disa muaj, ndoshta vjet, për të shkatërruar jetët e fëmijëve? Të gjithëve. Çfarë sistemi i ligë është ky që lejon diçka të tillë. Vuçiç ka qëlluar dhe plumbi i parë. Tani do të vijë 1 nëntori, tani përsëri fëmijë, gra, nëna, baballarë, gjyshë e gjyshja, njerëz krejt të zakonshëm do të dalin përballë forcës së tij. Dhe të gjithë e dinë, do të shikojnë — a do të vdesë dikush, a do të lëndohet dikush, a do të mbetet i përhershëm i paaftë. Sepse, njerëzit e mirë që po e shohin këtë nuk mund dhe nuk kanë mënyrë të ndërhyjnë? Ejani tani, të lutem… Bija ime do të shkojë më 1 nëntor në Novi Sad. Këta njerëz, deputetë evropianë që e dënuan regjimin e Vuçiçit si “më i ashpër se kurrë”, do ta lejojnë atë të shkojë atje. Duke ditur që plumbi i parë është qëlluar. Që është qëlluar në Ćacilend. Që atje ka një grumbull armësh dhe se ai shkop baruti, është çështje kohe — kur do të marrë flakë”, shkruan ajo në një opinion të sajën.

Më tej shkruan edhe se “Miratuan rezolutën. Bravo. Tani në rendin e ditës është — oh, çështje e madhe — se çfarë raporti do të përpilojë Komisioni Evropian për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane. Ndërkohë, ne të gjithë jemi qenie të gjalla, të gjithë jemi njerëz — këtu, nga ku po shkruajmë, dhe atje ku votojnë për ndonjë letrash për ne dhe dënojnë situatën ku jemi, madje edhe atje ku u hodh plumbi i parë. Rrahjet brutale, paraburgimi prej muajsh dhe torturat e tjera ndaj njerëzve të pafajshëm kanë ndodhur prej kohësh. Ka një vit…”.

Ajo drejton edhe pyetje karshi Bashkimit Evropian.

“Çfarë plani ka Bashkimi Evropian, çfarë arrihet me miratimin e ndonjë dokumenti ku renditen të këqijat e regjimit të Vuçiçit? Si do të parandalojë ai vdekjen dhe urinë në Serbi? Dhe, të gjithë janë në njëfarë mënyre të gëzuar. “Në asnjë kohë më të ashpër, rezolutë fenomenale e Parlamentit Evropian…”. Edhe në Serbi, midis qytetarëve që i janë kundërpërgjigjur regjimit të Vuçiçit, festohet një akt i tillë. Dhe pastaj do të shkojnë në protestën tjetër, do t’i humbasin kokën, rrezikojnë jetën. Presin plumbin tjetër. Po flasim për një njeri që ka mbyllur mbi një mijë të rinj, fëmijët tanë në burgje, i ka rrahur, ka thënë kaq shumë gënjeshtra, ka nxitur kaq shumë njerëz përmes makinerisë së tij mediatike që të hyjnë në konflikt me anëtarët e familjes së tyre, me popullin e vet. Të gjithë e dinë se çfarë njeriu është, dhe miratohen rezoluta, konkluzione për këtë pa asnjë ndërhyrje dhe pa mbrojtjen e njerëzve të pafajshëm nga forca e tij. I ishte bukur të gjithëve ndërsa shikonim plumbin e dytë, të tretë, të katërt”, shkruan mes tjerash opinionistja.

Në fund ajo potencon se “Aleksandar Vuçiç ka krijuar këtë gjendje, në prag të luftës civile, në mjedisin e tij të brendshëm. Ai e ka ndërtuar karrierën politike mbi nxitjen e luftës, kundër popujve të ish-Jugosllavisë, kundër besimeve dhe kombësive të tjera. Për të nuk është problem të nxisë serbët kundër serbëve. Kjo ndoshta i vjen edhe më lehtë, mendoj”.

Të ngjashme