Memli Krasniqi për Agim Aliun: Është vërtet një agim për Ferizajn dhe qytetarët e tij

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu është shembull për qeverisje.

Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se ky mandat është për Ferizajn e gjeneratës tjetër.

“Ferizaj: Agim Aliu është vërtet një agim për Ferizajn dhe qytetarët e tij. Një nga shembujt më të mirë të qeverisjes së mirë lokale të PDK-së, do të vazhdojë me punë e suksese edhe në katër vitet e ardhshme. Ky mandat është për Ferizajn e gjeneratës tjetër”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme