Dedaj mesazh deputetëve: Kush e voton LVV-në dhe Kurtin 3, e voton zhbërjen e shtetit të Kosovës

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj pak ditë para votimit të Qeverisë së Kosovës u ka dërguar mesazh deputetëve të cilët mendojnë ta votojnë Qeverinë Kurti3.

Dedaj tha se kushdo që e voton Kurti 3, e voton zhbërjen e shtetit të Kosovës.

“Për Kurtin mund të votojnë dështakët, miopët, autonomistët, të pashpresët, dezertorët, “analfabetët funksional” dhe piratët endacak politik!”, shkroi ai mes tjerash

Postimi i plotë:

KURTI 3, KURTHA VETËVRASËSE E KOSOVËS!

Kush e voton LVV dhe Kurtin 3, e voton zhbërjen e shtetit të Kosovës si dhe izolimin total ndërkombëtar!
Për Kurtin mund të votojnë dështakët, miopët, autonomistët, të pashpresët, dezertorët, “analfabetët funksional” dhe piratët endacak politik!

Të ngjashme