“Të rikthehesh është gjithmonë si të rilindësh”, Rrahmani luajti për herë të parë që nga ndeshja e shtatorit me Zvicrën

Prishtinë | 02 Nën 2025 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani është rikthyer në aksion, pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave për pothuajse dy muaj.

Kapiteni i Kosovës u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës më 5 shtator, dhe i mungoi Napolit dhe kombëtares dardane që nga ajo ditë.

Rrahmani e nisi nga fillimi ndeshjen ndaj Comos, pasi paraprakisht kishte qenë në bankën rezervë ndaj Pisas dhe Lecces.

Qendërmbrojtësi i kompletoi tërë 90 minutat në barazimin ndaj Comos.

Pas ndeshjes, Amir Rrahmani ka ‘reaguar’ me një postim në rrjetin social “Instagram”.

Ai ka shkruar shkurtimisht: “Të rikthehesh është gjithmonë si të rilindësh”, së bashku me disa foto të tij të ndeshjes.

Të ngjashme