Shaqiri në formacionin startues për Baselin kundër FCSB

Prishtinë | 06 Nën 2025 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri do të nisë nga minuta e parë përballjen ndaj skuadrës rumune FCSB, në kuadër të fazës së ligës të Ligës së Europës.

Kapiteni i Baselit po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin zviceran, me 5 gola dhe 7 asistime në 12 ndeshje, dhe pritet që të japë një kontribut të rëndësishëm edhe në ndeshjen e sotme ndaj FCSB-së.

Baseli momentalisht gjendet në pozitën e 24-të në tabelë me vetëm tre pikë ku ka pësuar dy humbje dhe një fitore në këtë garë.

Të ngjashme