Leon Avdullahu: Kemi me i tregu Zvicrës se sa jena të fortë

Prishtinë | 16 Nën 2025 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu ka folur pas arritjes historike së play-offit të Botërorit të vitit 2026.

Ai ka thënë se kjo është një arritje e madhe, teksa ka një mesazh për Zvicrën.

“Një arritje shumë e madhe, historike, hala s’kena arritur ku dojna me arritë. Kemi forcë me arrit në Botëror, është e vështirë. Kemi me ia tregu na krejt Kosova, Zvicrës se sa jena të fortë”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai iu kundërpërgjigj deklaratës së Granit Xhakës, i cili tha se Avdullahu e Hajdari nuk do të kishin vend te Zvicra.

“I uroj vetëm suksese atij, s’kam kurrfarë deklarate ndaj tij”, përfundoi Avdullahu.

Avdullahu e la Zvicrën për Kosovën në muajin shtator.

Të ngjashme