Ambasadori britanik uron Kosovën për fitoren e madhe ndaj Sllovenisë: Me padurim pres ta shikoj ndeshjen ndaj Zvicrës

Prishtinë | 16 Nën 2025 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Kosovën për fitoren e madhe që shënoi në Lubjanë ndaj Sllovenisë mbrëmjen e së shtunës (15.11.2025) dhe kualifikimin në Play – Off për Kampionatin Botëror 2026.

Ai ka thënë se mezi pret që ta shohë ekipin e Kosovës duke luajtur të martën me Zvicrën.

“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin në plejofet e Kupës së Botës! Me padurim pres ta shikoj ndeshjen të martën dhe i uroj ekipit shumë fat”, shkruan ambasadori britanik.

Të ngjashme