Haradinaj pas dëshmisë së Wesley Clark në Hagë: Shpresa për drejtësi është te ju

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dëshmisë së gjeneralit amerikan Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Clark deklaroi se nuk ka prova që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë prapa spastrimit etnik të serbëve.

Haradinaj e ka vlerësuar lartë këtë deklaratë, duke thënë se populli i Kosovës vazhdon të ketë shpresë te dëshmia e Clarkut.

“Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti. Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti. Faleminderit, Gjeneral Clark”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme