Bllokimi i buxhetit, Rama me kërkesë urgjente në Kushtetuese

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë dorëzuar kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese pas bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave.

“Ky veprim i paprecedentë ka vënë në rrezik funksionimin e shërbimeve bazë për qytetarët e Prishtinës nga pastërtia, siguria sociale, mirëmbajtja e infrastrukturës, e deri te pagesat për punëtorët dhe kontraktuesit”.

“Kjo është goditje politike ndaj Kryeqytetit dhe ndaj vetë qytetarëve, të cilën nuk mund ta tolerojmë”, tha ai në Facebook.

Të ngjashme