Caktohet seanca për formimin e Qeverisë së re

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Seanca për formimin e Qeverisë së re, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces.

Ekonomia Online ka mësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhen në orën 14:00.

Por, paraprakisht, do të mbahet seanca për buxhetin e Republikës, duke filluar nga ora 11:00.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është caktuar mandatar dhe akoma nuk dieht nëse partia e tij ka mbledhur votat.

Të ngjashme