Fillon takimi i Presidentes me liderët e partive politike

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me krerët e partive politike, pas dështimit të mandatimit të dytë për formimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.

Në takim po marrin pjesë kryetarët e partive parlamentare, Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës Socialdemokrate, si dhe përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve jo-serbe.

Takimi, i thirrur nga Presidentja Osmani, ka për qëllim konsultimin e hapave të mëtejshëm kushtetues pas situatës së krijuar nga mosvotimi i Qeverisë së propozuar.

Të ngjashme