Administrata Tatimore e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ka realizuar aktivitete inspektuese në biznese me rrezik të shtuar për trafikim me qenie njerëzore, duke u fokusuar në qendrat e mirëmbajtjes trupore dhe objektet e gastronomisë.
ATK në një komunikatë për media bëri të ditur se janë realizuar 106 inspektime prej të cilave 157 punëtorë kanë qenë të paregjistruar.
“Gjatë datave 10–14 nëntor 2025, ATK ka angazhuar 30 ekipe inspektuese (60 inspektorë), të cilat kanë realizuar 106 inspektime në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës. Nga këto inspektime janë konstatuar: 20 raste të mosfiskalizimit, 35 raste të moslëshimit të kuponëve fiskal, 157 punëtorë të paregjistruar dhe 1 rast me mall pa dokument”, thuhet më tej në komunikatë.